-Kronikë

Tragjike në Durrës/ Hidhet nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin, ku një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8 i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 6 të qytetit bregdetar.

Mësohet se i riu me inicialet F.K., është hedhur nga banesa e tij në rrethana ende të paqarta.

Fill pas ngjarjes së rëndë policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth zbardhjes së motivit të aktit ekstrem.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko