-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Tragjedia/ Vdes emigrantja shqiptare në Gjermani

Një emigrante shqiptare ka humbur jetën fatkeqësisht në qendrën e azilit në Gjermani pasi godina u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Clemensheim të Bad Driburgut pasditen e djeshme.

Sipas mediave gjermane, shqiptarja ka qenë 28 vjeç dhe me aftësi të kufizuara. Fatkeqësisht ajo nuk mundi t’i mbijetonte flakëve të zjarrit. Mediat nuk kanë bërë të ditur identitetin e 28-vjeçares shqiptare që humbi jetën. Ndërkohë, një grua tjetër është plagosur dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është punonjëse e qendrës së azilit dhe po ndihmonte të tjerët për t’u larguar në momentin kur ra zjarri. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikësve, të cilët vendosën nënkontroll flakët dhe evakuuan azilantët. Shkaqet e zjarrit në ndërtesë nuk dihen ende. /tvklan.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko