-Kronikë

Tragjedia në familje, del video pak momente pasi i riu ishte hedhur nga kati i 3 i pallatit

               Publikuar në : 14:14 - 06/05/18 |
rel d

Dalin pamjet nga vendngjarja, pak momente pasi 25-vjeçari Brian Skrapari ishte hedhur nga kati i 3 i pallatit ku banonte pasi kishte goditur me thikë prindërit e tij gjate nje zenke.

I riu fatkeqesisht ka nderruar jete pak ore pas ngjarjes ne spital, per shkak te demtimeve te parikuperueshme qe kishte marre.

Nëna e tij 55 vjeç Anila dhe babai 67-vjeçar Ermir Skrapari kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Sipas burimeve, zenka ka ndodhur sepse prindërit e tij kishin frikë se mos ai përfshihej në rryma ekstremiste. Nga kontrolli që është bërë në kompiuterin e 25-vjeçarit janë gjetur materiale propagandistike islamike dhe përfshirja e tij në këto rryma nuk pranohej nga prindërit, të cilët janë konfliktuar shpesh me 25-vjeçarin.

Familja kishte vetëm 10 ditë që jetonte me qira në rrugën “Nasi Pablo’, ku ndodhi dhe krimi i rëndë. Në pamjet e rënda, siguruar nga JOQ.al, është fokusuar momenti kur 25-vjeçari është hedhur nga kati i tretë dhe po merret me urgjencë nga ambulanca.

Dëshmitarët e ngjarjes së djeshme kanë deklaruar për JOQ: “Këto jane pamjet e ngjarjes se djeshme, ku as njeri pervec qytetareve nuk i ofroi ndihme familjareve dhe babain e tyre e lan pa mjekuar. Personi i ulur me te bardha ne trotuar eshte i ati ne gjendje te renduar. Ngjarja tragjike na ka pikelluar te gjithëve si lagje”.

 

Pas