-Sociale, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Tragjedia ndjek familjen Gurakuqi, 12 vjeçari që u mbyt në liqen vëllai i vajzës që u përdhunua nga babai

kashar lagje

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Mëzez, në periferi të Tiranës ku një fëmijë 12 vjeç u mbyt në liqenin e Kasharit. Fëmija po luante në sipërfaqen e ngrirë të liqenit, por akulli e tradhëtoi duke i marrë jetën. Policia tha se ishin dy fëmijë, motër e vëlla duke lozur, por njëri mbijetoi. Në fakt më vonë u mësua se 15 vjeçarja që tentoi të shpëtonte vëllanë, duke rrezikuar jetën e saj, është vajza e përdhunuar nga i ati. Ata jetojnë vetëm me nënën, pasi i ati ndodhet në burg i dënuar për përdhunim dhe dhunë në familje.

F.G 15 vjeçe denoncoi të atin 1 vit më parë për dhunë fizike dhe seksuale. Mjekësia ligjore provoi se Fatos Gurakuqi ka kryer marrëdhënie me të bijën në moshë të mitur. Më vonë, mbase nga frika ajo e terhoqi akuzën, duke thënë se babai vetëm e kishte rrahur. Gjithsesi ai vazhdon të vuajë dënimin në burg, ndërsa kjo familje ‘dënohet’ me tragjedinë më të madhe, humbjen e jetës për pjesëtarin më të vogël të saj….

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko