Aktualitet, Sport, Te Fundit

Tragjedi në futboll, shembet muri në stadium, vdesin 8 tifozë

Përplasjet e dy tifozerive kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë në Dakar, gjatë finales së Kupës së Senegalit mes Uakam dhe Stad De Mbur. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes dhe në shtesën e takimit, kur përplasjet mes tifozerive në stadiumin “Demba Diop” të Dakarit, detyruan policinë të ndërhynte.

Ajo filloi të shpërndante turmën me gaz lotsjellës duke shkaktuar panik mes njerëzve dhe si pasojë e kaosit të krijuar, u shemb një mur në pjesën e sipërme të tribunës, duke zënë poshtë disa tifozë fatkeq.

Bilanci tragjik i këtij incidenti flet për 8 të vdekur mes tifozëve të të dy palëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një vajzë e vogël. Gjithashtu, rreth 60 të plagosur janë trajtuar në spitalet lokale në Dakar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko