-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Tragjedi në familjen Kashara/ I vranë nënën në ’97, të birin e plagosen sot në mes të Tiranës

Pronari i një argjendarie në “Rrugën e Dibrës”, u plagos me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje këtë të hënë, rreth orës 10:00.

Vangjush T. Kashara 28 – vjeç, ndodhej i vetëm në argjendari, kur një person hyri  me pistoletë në dorë dhe kërkoi paratë e bizhuteritë.

Pronari i argjendarisë refuzoi dhe u konfrontua fizikisht me të.

Për të shpëtuar, agresori qëlloi dy herë me pistoletë.

Njëri nga plumbat e kapi 28 – vjeçarin në krah, ndërsa grabitësi u largua me vrap mes pallateve, duke humbur gjurmët.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, Kashara i tregoi policisë versionin e ngjarjes.

Ai dha edhe detaje për grabitësin, duke e përshkruar si një bashkëmoshatar të tij rreth 1.60 centimetër.

Mbante veshur rroba të bardha.

Një shitës çantash ngjitur me argjendarinë tha se kishte dëgjuar të shtënat, por se nuk mundi të shihte asgjë pasi ndodhej në dyqanin e tij.

Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi dy gëzhoja të kalibrit 9 mm. Po këqyren gjithashtu edhe kamerat e disa bizneseve, ndërsa kamerat e argjendarisë rezultoi se nuk funksiononin.

28 – vjeçari Kashara nuk njihet si person problematik dhe për policinë nuk ka dyshime që bëhet fjalë vetëm për grabitje.

Mësohet se në vitin 1997, Kasharës i kanë vrarë nënën, Flutura Kashara në një tjetër tentativë grabitje të argjendarisë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko