2

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, Balla kallëzon penalisht Bashën

               Publikuar në : 17:37 - 27/06/18 |
rel d

Taulant Balla, ka bërë sot një kallëzim penal ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me akuzat e këtij të fundit për çështjen e parave të gjetura në makinat ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit. Kallëzimi i Ballës është bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Taulant Balla akuzon Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ditën e enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor. Por Balla e ka kallëzuar Bashën edhe për shpifje.

Më pas PD ka thënë zyrtarisht se Taulant Balla ishte garanti i milionave që ndodheshin në makinat ‘Toyota Yaris’.

 

Pas