Aktualitet

Toyota me 3.4 mln euro/ Prokurori: Media të dalë jashtë, reagon avokati: Nuk ka arsye, gazetarët të qendrojnë

               Publikuar në : 09:38 - 12/07/18 |
ri.de.

Ka nisur seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për personat që u arrestuan për transportin e 3.4 milionë eurove me Toyota Yaris nga Belgjika, Gjermania në Shqipëri. Seanca zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokurori ka kërkuar qe seanca te jete me dyer te mbyllura, pasi sipas tij ka të dhëna që përbëjnë sekret hetimor. Ndërkohë ka reaguar, avokati që ka këmbëngulur që gazetarët ta ndjekin seancën. Gjykatësja pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos qenë prezente media. Pra, seanca tashmë ka nisur me dyer të mbyllura.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm katër të akuzuarit Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika për llogari të shtetasit Alfred Vladi, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit tip Bizark Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi.

Prokurorë të çështjes janë Ened Nakuci dhe Doloresa Musabelliu, ndërsa të pandehurit përfaqësohen nga avokatët Sajmir Visha, Isam Shameti dhe Radovan Çela.

Seanca e parë për ta është bërë në Gjykatën e Durrësit dy javë më parë, e cila vendosi të lërë pas hekurave të dyshuarit, ndërsa shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen tek Krimet e Rënda.

Pas