InstaBIZ

Torturoi dhe vrau njeriun e bardhë,reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro


               Publikuar në : 14:22 - 12/01/19 |
b.f

Reperi francez Nick Conrad është gjobitur me 5 mijë euro nga prokuroria për shkak të një videoje ku dukej sikur nxiste vrasjet.

Videoja muzikore, e titulluar “Hang White People” tregon reperin duke bërë veprime rrëmbimi, torturimi dhe varje të një njeriu të bardhë.

Teksti i këngës shkaktoi shumë zemërim. Thuhet se ka një racizëm të hapur ku kërkohet vrasja e foshnjave të bardha.

Zoti Conrad mohon akuzat dhe thotë se kënga është një koment për të mposhtur racizmin.

Videoja nëntë minutëshe u publikua në Youtube në shtator të 2018, por u hoq për shkak të përmbajtjes së dhunshme.

Aty duket një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë për të shkuar në veprimin e fundit, varjen.

Grupet kundër racizmit e kanë quajtur klipin një nxitje për dhunë dhe urrejtje racore.

Pas