-Sociale, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Tmerr në azilin e pleqve në Tiranë/ Punonjësit rrahin plakun, ulërimat e tij të ngjethin mishin

azili

Dhuna është një fenomen që haset mjaft shpesh në shoqërinë shqiptare. Populli ynë trim dhe liridashës prej kohësh nuk e kursen dorën ndaj femrave, fëmijëve e madje edhe moshave të thyera.

Por që të paguash para dhe të të rrahin, është tmerr i vërtetë.

Kështu një video shokuese ka mbërritur pranë redaksisë sonë ku në një azil privat për moshat e thyera që ndodhet në zonën e Kinostudios në Tiranë ka ndodhur një episod i rëndë dhune.

Sipas dëshmitarëve raportohet se dikush nga stafi i azilit ka qenë duke rrahur një të moshuar të seksit mashkull për motive të panjohura.

Ato që të bëjnë përshtypje janë ulërimat e tij të përvuajtura që dëgjohen deri në rrugë dhe keqardhja e kalimtarëve të cilëve u ngjethet mishi kur i dëgjojnë.

Në vijim video me përmbajtje të rëndë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko