Aktualitet, Kryesore

Tjetër vdekje në minierë, humb jetën një grua 50 vjeçe në Bulqizë

Miniera e Bulqizës po merret shumë jetë njerëzit. Pa u bërë java nga vdekja e minatorit 62 vjecar, një tjetër punëtore e minierës ka humbur jetën si pasojë e një goditje fatale nga një kamion i tonazhit të rëndë.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se: “Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar shtetasja Shpresa Rami, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore).

Paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

Mësohet se 50-vjeçarja punonte si seleksionuese e mineralit të nxjerrë nga galeritë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Më 11 Maj humbi jetën në Zonën D të minierës së Bulqizës, pasi mbi të u shemb një masiv shkëmbor, minatori Medi Hidri.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko