Aktualitet, Kryesore

Tjetër sasi e madhe mishi me salmonelë, bllokohen në Durrës dy kontenierë me mbi 50 ton

Alarmi për cilësinë dhe sigurinë ushqimore në vend bëhet më i madh kur çdo muaj në vendin tonë mbërrin mish nga Brazili i kontaminuar me salmonelë. Së fundmi Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se drejtoria në varësi të saj, AKU ka bllokuar dy kontenierë me mbi 20 ton mish me salmonelë. Ndërsa gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë gjetur 130 ton mish që ka rezultuar me salmonelë.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.

Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al