-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Tjetër peticion kundër Bashës/ 120 demokratë të Shkodrës: Po shkatërron PD-në, zgjedhjet farsë

Pas Korccës, Vlorës, Durrësit dhe një seksioni në Tiranë janë demokratët e Shkodrës që nënshkruajnë një peticion kundër Lulzim Bashës. Ata i kërkojnë kryetarit të ngrirë të mos ccojë PD në greminë dhe të ndalë këto zgjedhje farsë që do mbahen më 22 korrik.

Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatë e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Peticioni publikohet sot, kur Basha pritet të shkojë në qytetin e Shkodrës në takim në anëtarësinë demokrate në kuadër të zgjedhjeve në PD.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko