-Kronikë

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, nga përplasja me armë 1 plagosur

               Publikuar në : 12:53 - 12/10/18 |
ri.de.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës. Burime nga policia raportojnë për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri është 18 vjeç dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës. “Sot rreth orës 12:45, në “Selitë” është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit”, njoftoi policia.

Kujtojmë se dy persona u vranë mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe tre të tjere vdiqën në ngjarjen makabre të Matit.

Sa i perket Tiranës, viktimë mbeti Holti Hajdari i cili u qellua me thike, ne “Misto Mame” Kombinat. Autori eshte identifikuar, por policia ende nuk ka arritur ta vendose ne pranga. Ndërsa po mbremjen e se enjtes, nje vajze e mitur 13 vjec u dergua e pajete ne spital, ndersa kishte plage ne trup. Dyshohet se eshte vrare ne banese, por as kjo ngjarja nuk eshte zbardhur ende nga policia e kryeqytetit. /Opinion.al

Pas