-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Tjetër akuzë ambasadorëve/ Basha: Fshinë raportet për drogën

Lideri demokrat Lulzim Basha nuk i kursen më ambasadorët e huaj në vendin tonë. Pa përmendur emra ai tha: “Droga, krimi e korrupsioni janë fshirë nga raportet e zyrtarëve të huaj në Tiranë. Ata sot janë bashkëfajtorë me Ramën. Kanë mohuar krimin, e kanë mohuar drogën, e janë bërë njësh me Ramën, për xhepat e tyre të korruptuar, jo për interesat e BE-së”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve për tu mbledhur të gjithë më 13 Maj ora 12:00 në Bulevard për marshimin maratonë në kërkesën e vendosur për zgjedhje të lira.

Fjala e plotë në çadrën e lirisë

Dita po afron kur Republika e vjetër do të shembet nga themelet. Këto janë ditët e fundit të kësaj Republike. Për 4 vite me radhë shkatërroi të gjitha themelet e bashkëjetesës, shkelën dhe dhunuan Kushtetutën.

Projekti nuk ishte demokracia dhe as shëndetësia dhe arsimi, por ishte pasurimi i një grupi me në krye Ramën.

Prandaj Rama nuk do që reforma në drejtësi të bëhet sipas formulës amerikano-europiane, por sipas asaj Rama-Tahiri-Xhafaj…

Kriminelët që nuk raportonin plagoset dhe drogën sot janë bashkëfajtor me Edi Ramën, sepse kanë mohuar krimin dhe drogën dhe janë bërë njësh me Ramën, jo për interesat e BE, por vetëm për xhepat e tyre të korruptuar.

Ky bashkim i madh i tregoi Europës të vërtetën dhe tani ajo e njeh problemin e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama e zhyti Shqipërinë në dështim dhe falimentim. Shumica e shqiptarëve janë në këmbë deri sa të sigurojnë zgjedhje të lira përmes një qeveri teknike.

Republikë te re për zgjedhje të lira, si garanci për një zhvillim të vërtetë ekonomik, që të garantojë punë dhe dinjitet, të luftojë drogën.

E vetmja forcë që mund të garantojë këtë sot nuk janë argumentet dhe arsyet se Rama unk i pranon, nuk ka negociator në botë ta bëjë Ramën të pranojë faktet e njohura nga bota për krimin dhe drogën dhe përgjegjësinë, unë e shpresoj dhe jam i gatshëm për të marrë përgjegjësitë për dialog për zgjidhje politike dhe i lutem zotit që kjo të ndodhë.

Pas dy takimeve shterpë nuk kam asnjë dyshim se Rama nuk do t’i bindet zërit të aryes, por vetëm imponimit të shqiptarëve për të mbyllur kapitullin e drogës e krimit.

Ndaj data e parë më e rëndësishme është 13 Maj, ora 12:00 në mes të Tiranës ku së bashku do të bashkohemi. Kam marrë kërkesat dhe konfirmimet e shumë njerëzve se të gjithë do të jemi bashkë dhe një me një zë të vetëm ditën e shtunë, së bashku do të shpallim falimentimin e Republikës së Vjetër dhe themelimin e Republikës së Re.

Procesi i zgjedhjeve dështoi në të gjitha aspektet, ‘serumet’ që e mbajnë në këmbë ‘Made in Albania’ apo ‘Soros’ me presione do t’i thonë Kolegjit se data ka qenë e rregullut.

Kolegji do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme, do t’i japë shans republikës së vjetër për ta përfunduar me negociata.

Nëse Kolegji vendos të thotë se bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë kushtetuta do të merret përpara nga bashkimi i shqiptarëve për Republikën e re.

Data e vendimmarrjes, fundi i pashmangshëm do të jetë proces i një konsensusi apo do të jetë nisja, fillimi i lëvizjes popullore për mos njohjes dhe rrëzimin e cdo institucioni të Republikës së Vjetër përmes mosbindjes civile, paqësore dhe demokratike.

Reformën në Drejtësi dhe Vettingun e do kjo cadër dhe ky bashkim qytetar, që largon me të vërtetë të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko