Aktualitet, Kryesore

Tiranë, policia arreston farmacistët që tregtonin ilaçe kontrabandë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy farmacistë dhe ka sekuestruar një sasi prej 520 ilaçesh dhe produkte farmaceutike kontrabandë. Janë arrestuar Julian Ll., 40 vjeç, me detyrë administrator farmacie, dhe E. P., 29 vjeçe, me detyrë punonjëse farmacie.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e A. P., 66 vjeçe, me detyrë drejtuese teknike e farmacisë.

Njoftimi i plotë

Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit :

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko