-Kronikë

Tiranë/ Përdhunoi shtetasen amerikane, gjykata shpall fajtor kamarierin

Një 21 vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane.

Sipas togave të zeza, i pandehuri F.Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet. Për këtë ai duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg. Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016. Ai u kallëzua nga amerikania, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtura kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi.

Kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh.

Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj./abc news

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko