Rusi 2018

Tigri rus parashikon fituesin e Kroaci-Angli. Cila është skuadra e dytë finaliste?

               Publikuar në : 18:26 - 11/07/18 |
Gerta

Tigri Bartek, i cili jeton në kopshtin zoologjik Rojev Ruçei në Rusi, parashikoi Kroacinë si fitues të çiftit të sotëm gjysmëfinal.

Në 2 kutitë e varura me litar në ambientet e kopshtit zoologjik tigri zgjodhi atë me flamurin kroat. Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe pritet me kuriozitet verdikti i ndeshjes së orës 20:00.

Nëse do të jetë Anglia apo Kroacia, skuadra që do t’i bashkohet Francës në finale./opinion.al

Pas