Rusi 2018

Tifozët të revoltuar, kërcënohet me vdekje lojtari i Brazilit

               Publikuar në : 14:08 - 08/07/18 |
E SH

Brazili u mund nga Belgjika 2-1 dhe u eliminua nga Botërori por tashmë lojtarët e kësaj skuadre duket se po vuajnë pasojat e humbjes.

Mesfushori i kombëtares së Brazilit, Fernandinho shkaktoi një autogol dhe ka pasur një presion mjaftë të madh për eliminimin e Brazilit madje ai dhe familjarët e tij, kanë rënë pre e fyerjeve raciste dhe kërcënimeve me vdekje.

Përveç tij dhe bashkëshortes kjo situatë është përsëritur edhe me nënën e Fernandinho, që është detyruar të mbyllë faqen e saj zyrtare për shkak të komenteve raciste.

Policia braziliane ka nisur një hetim pasi ka qenë vetë futbollisti që ka kërkuar ndihmën e forcave të rëndit për të evituar probleme të mëtejshme.

Pas