Sport

Tifozët kërkuan të ‘zhvishnin’ lojtarët, Disiplina dënon ekipin e Tiranës

               Publikuar në : 12:04 - 09/11/18 |
el ida

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes Tirana-Kukësi, të përfunduar në barazim 0-0, tifozët bardheblu kanë pushtuar fushën. Ata janë konfrontuar me lojtarët e skuadrës së tyre. Ata i kërkuan futbollistëve që të heqin fanellat, ndërsa kanë thirrur në kor kundër drejtuesve të klubit.

Pas ndërhyrjes së forcave policore, tifozët u kthyen të gjithë me vrap drejt tribunës.

Pas kësaj Komisioni i disiplinës ka dënuar ekipin e Tiranës.

“KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.” -thuhet në faqen zyrtare të FSHF-së.

 

 

Pas