Bota

Theri të birin e hodhi vajzën nga ballkoni, babai shokon me arsyen e dhënë

               Publikuar në : 14:14 - 08/10/18 |
el ida

Një burrë në Itali pas sherrit të radhës në telefon me ish-gruan, shkoi në shtëpinë e së ëmës dhe gjithë inatin e shfryu ndaj fëmijëvë.

Ai qëlloi me thikë në qafë djalin 14 vjeç dhe pak më vonë hodhi nga ballkoni i katit të tretë, vajzën 6-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në Taranto të Italisë këtë të diel. Një burrë 49-vjeçar, dyshohet se e bëri gjithçka, për shkak se humbi kujdestarinë e fëmijëve.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Ngjarja tronditëse ndodhi në banesën e nënës së të dyshuarit. Pas ndarjes së prindërve, fëmijët i ishin dhënë në kujdestari gjyshes.

Aktualisht vajza ndodhet në gjendje kritike me dëmtime serioze në kokë. Ndërkohë që djali 14 vjeç, pas mjekimit të marrë është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e policisë, duket se burri nuk pranonte dot ndarjen dhe humbjen e kujdestarisë së fëmijëve.

 

 

Pas