Bota

Theresa May gati të mbyllë kufijtë? Vendos kushtet për emigrantët që do hyjnë në Londër

Kryeministrja britanike Theresa May ka dale me nje deklarate te forte pas doreheqjeve te fundit qe pati ne kabinet lidhur me Brexit. “Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë” – thote prere ajo.

“Nuk do t’u lejohet njerëzve të vijnë këtu nga e gjithë Evropa në rast se nuk mund të gjejnë punë. Ne gjithmonë do të mirëpresim profesionistët e aftë që ndihmojnë shtetin tonë të lulëzojë, nga mjekët dhe infermierët tek inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë. Dhe do të jetë Britania e Madhe, jo Brukseli, që vendos se kush duhet të lejohet të jetojë dhe të punojë këtu. Së dyti, ne do të kemi politikën tonë plotësisht të pavarur tregtare, vendin tonë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe aftësinë për të vendosur tarifa dhe për të zgjidhur tregtinë me këdo që na pëlqen. Mallrat dhe shërbimet britanike janë në kërkesa të mëdha ndërkombëtare, prandaj nuk është çudi që vendet po bëjnë radhë për të bërë marrëveshje tregtare me ne pasi të lëmë BE”- tha ajo.

Kryeministrja teksa numeron tri pyetje lidhur me ate qe e pret dhe ka ne plan te beje Britania, jep tri pergjigje te forta pohuese.

“Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar “do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes?

A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare?

Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane?

Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta:. Po, po dhe po “

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko