Travel

“The Telegraph” promovon 20 plazhet e braktisura të Evropës, mes tyre edhe një në Shqipëri

“The Telegraph” i ka kushtuar sërish një artikull interesant turizmit, duke i lënë një vend edhe Shqipërisë. Këtë herë, e përditshmja britanike ka listuar 20 plazhet e braktisura më të bukura në Europë, që ia vlen të vizitohen të paktën një herë.

“Pavarësisht ushqimit të mirë dhe kulturës që të shihni nëpër muze, një ndër përvojat më të bukura të udhëtimit është ai momenti kur keni gjithë plazhin për vete. Ka diçka të magjishme në një plazh bosh – zhurma e dallgëve, horizonti i qetë. Shkrepni foto. Çlodhja ju thërret!
Ku mund t’i gjeni vende të tilla? Ndoshta pyetja më e mirë do të ishte “kur?” Dhe përgjigjja është “maji”. Muaji i pestë i vitit është gjithnjë një kohë e mrekullueshme për disa ditë pushimi, sidomos nëse bëhet fjalë për Europën që po heq me shpejtësi pallton e dimrit dhe po vesh rrobat pranverore. Maji është veçanërisht tërheqës për t’u arratisur në bregdet”, shkruan e përditshmja britanike..

20 plazhet e mëposhtme janë një fillim i mirë: Asnjëri prej tyre nuk është i panjohur (në kohën rrjeteve sociale, asgjë nuk është) dhe ju nuk mund të jeni të sigurt se ndonjë prej tyre do të jetë bosh…

  1. Playa de las Teresitas, Tenerife
    2. Playa de la Aldea, Gran Canaria
    3. Puerto de San Miguel, Ibiza
    4. Cala de Boquer, Majorca
    5. Voidokilia, pranë Pylos
    6. Petani, Kefalonia
    7. Valtos Beach, Parga
    8. Calanque d’en Vau, pranë Cassis
    9. Gruissan Plage, Languedoc
    10. Posto Vecchio, Puglia
    11. Cervo, Liguria
    12. Praia do Amado, Algarve
    13. Playa de Dunas, Ferrel
    14. Ksamil, Sarandë
    15. Belvoir Beach, Herm
    16. Verige Bay, arkipelagu Brijuni
    17. Lara Beach, pranë Paphos
    18. Ghajn Tuffieha, Golden Sands
    19. Velika Plaza, Ulqin
    20. Mandarin Oriental, Bodrum

Shqipëria renditet në vendin e 14-të dhe përfaqësohet nga Ksamili, i njohur për plazhet shkëmbore, nëntë milje larg nga qyteti i Sarandës. Ju mund të lundroni në tre ishujt e të këtij plazhi, të admironi Korfuzin nga larg, po ashtu të vizitoni edhe Butrintin.

Një tjetër plazh që gjendet në renditje është edhe ai i Ulqinit. Vendi i vogël në veri të Malit të Zi ka fituar një imazh të mirë falë ofertës të favorshme të akomodimit, por ende do të duhet më shumë përgatitje për ta bërë edhe një vendstrehim për jahtet. Velika Plaza, që gjendet në jug të qytetit të Ulqinit njihet për bregun ranor, të bukur dhe të pazhvilluar. /Monitor/

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko