Komente, Kryesore

“Tersi Rama”, të gjitha rastet kur prezenca e kryeministrit ka sjelle mbrapshtësi

Kryeministri Edi Rama, duket se nuk i ecen fati me pasionet. Çdo gjë që ai e merr me qejf te madh, e ndjek, apo e mbeshtet fundin e ka jo ashtu si ai do te deshironte….kjo sa vjen e po bëhet më e shpeshtë.

Rasti i fundit është ai i largimit të kryeministres polake nga posti vetëm një ditë pas takimit dhe pritjes madhështore që ajo i bëri Ramës në Varshavë. Por cilat janë të gjitha “terset” e ardhura nga Rama?

Ky artikull është i bazuar në nota humori pasi mund të jetë edhe vetëm një rastesi “fatkeqe” kjo për kryeministrin tonë. Gjithsesi më poshtë janë renditur disa prej këtyre rasteve ku Rama ka qenë pakëz ters

Ndeshjet e kombëtares: Rastësia do që sa herë kryeministri Rama të vendosë të ndjek në stadium një ndeshje të Kombëtares shqiptare, kjo e fundit të humbas në mënyrën më të keqe. E mbani mend se si u mposhtëm me rezultatin 2-0 atëherë ku çdo gjë po shkonte më së miri, në ndeshjen me Francën në Europian? Rama ishte aty! Dhe të nesërmen opinioni publik në rrjetet sociale kërkonte ndalimin e Ramës në stadium teksa luante Kombëtarja.

Juventusi: E mbani mend kohën e artë të Juventusit? Po momentin që kryeministri vendosi ta mbështeste haptazi në çdo moment? Rastesi apo jo,që prej atij momenti, kjo skuadër nuk po sheh më “ditë të bardha”. Zoti Rama, tifozët e Juventusit (të cilët janë të shumtë në numër) kërkojnë mëshirë. Lëre Juventusin të qetë se pervec trajnerit dhe lojtareve, tifozet ne shqiperi te shohin dhe ty si “ters”

Italia: Si një tifoz i flaktë i Juventusit, Rama sigurisht që do mbeshteste kombetaren italiane. Ai e shprehu haptas kete dhe ne kampionatin e kaluar europian. Sapo këto pasione të kryeministrit u bënë virale, për herë të parë pas kaq shumë e shumë vitesh skuadra e Italisë eliminohet nga “Botërori i 2018”.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë: Pas asaj ndeshjeje, titujt e portaleve vërshonin me fjalën kyç “Tersi Rama”! Madje edhe vetë Ergys Kaçe si me të qeshur me të ngjeshur ja tha Ramës këtë gjë gjatë një fjalimi që kryeministri po mbante me futbollistët.

Takimi me kryeministren polake: Kryeministrja polake, Beata Szydlo i bëri Edi Ramës një pritje madhështore në Poloni. Një parakalim ushtarak, një respekt i pashoq, që Rama nuk e kishte parë në asnjë vend tjetër. Mirëpo vetëm një ditë më pas, në shtypin polak dhe në atë të mediave botërore, po qarkullon lajmi se kryeministrja polake së shpejti do të lërë postin. I dha dhe fjalën për linjën ajrore, mirëpo fati (ose tersi) nuk dashka që kjo të bëhet realitet.

Këto janë rastet më të veçanta të listës “Tersi Rama”, por që të gjitha nuk kanë mbetur pa u komentuar në mediat sociale. Gjithsesi më të shqetësuarit deri tani janë fansat e Juventusit, të cilët i ka zënë halli madh, pasi Rama nga kjo skuadër nuk ka ndërmend të heq dorë kollaj. Por ndoshta kryeministri yne ndjek fjalen e urte qe thote “fati eshte i shkruar “ ndaj dhe per kete ndoshta duket se nuk shqetesoeht shume nga supersticiozet./Ema Shazivari/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko