-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Terror në Pukë/ I moshuari shtien me automatik gjatë gjithë natës

opinion lajm i fundit

Rreth orës 00:35 të ditës së sotme në Policinë e Pukës ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.

Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.

Rreth orës 07:15, në kushtet e ndriçimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko