Bota

Tërmeti vdekjeprurës në Indonezi, videoja e imamit në xhami bëhet virale

Videoja e një imami nga Indonezia që nuk e ndërpret për asnjë çast namazin (faljen) edhe pse tërmeti lëkund fuqishëm xhaminë, është shpërndarë gjerësisht në botë.

Imami drejton një xhami në Bali, videoja e të cilit është bërë virale për shkak të qëndrueshmërisë së tij. Teksa disa besimtarë të tjerë largohen nga lutja, imami mbështet vetëm njërën dorë në mur dhe vazhdon qetësisht.

Një zëdhënës i xhamisë Musholla As-Syuhada i tha BBC-së, se besimtarët dëgjuan zhurmë nga “tavani dhe çatia sikur ajo do të binte, kështu që ne vrapuam”.

Por imami, i quajtur Arafat, qëndroi duke besuar se “jeta e tij ishte vetëm për Zotin” dhe kështu xhamia ishte “vendi më i mirë për të gjetur strehim”.

Tërmeti, që goditi të dielën mbrëma në afërsi të ishullit fqinj të Lombokut, vrau 91 persona dhe plagosi shumë më tepër.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko