Bota

Tërmet i fuqishëm 7.3 ballë, frikë për cunam

               Publikuar në : 14:33 - 14/01/18 |
Gerta

Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur bregun e Perusë duke shkaktuar frikë për një cunam të mundshëm.

Tërmeti 7.3 ballë ishte në një thellësi prej 31 km në jug-jugperëndim të Acarit, raporton US Geological Survey (USGS).

Qendra paralajmëruese e cunamit të Paqësorit tha se valët e tij janë të mundshme dhe do të jenë shumë të larta përgjatë bregut të Perusë.

Peruja ndodhet në Unazën e Zjarrit, një zonë në Oqeanin Paqësor, i prirur për tërmetet dhe shpërthimet vullkanike./tvklan.al

Pas