-Shëndeti

Terapia hormonale, metoda e re për trajtimin e kancerit të gjirit

Rreth 70% e grave që diagnostikohen në fazë të hershme me kancer të zakonshëm të gjirit, mund të evitojnë kimioterapinë.

Ky është rezultati i një studimi të ri. Sipas studiuesve, gratë e këtij grupimi mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë vetëm me operacion dhe më pas me terapi hormonale, pa qenë nevoja të bëjnë kimioterapi.

Kjo e fundit përdoret zakonisht pas operacionit për heqjen e masës tumorale, për të zvogëluar mundësinë e përhapjes ose rikthimit të kancerit. Për studimin e këtij target-grupi të grave, është përdorur një test gjenetik që analizon rrezikun e tumorit. Sipas rezultateve, gratë që kapin në fazë të hershme kancerin e zakonshëm të gjirit, mund të kurohen vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapisë hormonale.

Studiuesit zbuluan se këto gra kanë të njëjtat shanse mbijetese me ose pa kimioterapi. Kështu që, ata thonë se nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohen kimios, e cila në fakt shkakton të tjera efekte anësore. Pa kimioterapi, mundësia e mbijetesës ishte 93.9% dhe 93.8% me kimioterapi, thotë studimi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko