Bota, Kryesore

Tentuan të vrisnin kryeministren e Britanisë, policia arreston 2 persona

Dy persona janë ndaluar në Londër pasi policia zbuloi në kohë planin e tyre për të vrarë kryeministren Theresa May. Bëhet fjalë për dy të rinj të cilët dyshohet të jenë pjesë e ISIS. Policia ka arrestuar Naimur Zakarija Rahman 20-vjeç dhe Mohamed Akib Imran 21-vjeç nënë akuzën e sulmit terrorist. Djetmë mësohet se kishin planifikuar të shkaktonin trazira me anë të disa shpërthimeve, dhe më pas duke përfituar nga situata të vrisnin me thikë kryeministren May.

Ata pritet të dalin përpara Gjykatës ditën e martë për tu përballur me akuzën. Momentalisht ata janë lënë në burg deri në dhënien e vendimit. Deri më tani Britania është përballur me 9 sulme terroriste, ku më i madhi ishte ai që ndodhi në Manchester në muajin maj ku në koncertin e këngëtares Ariana Grande, humbën jetën 22 persona, dhe u plagosën qindra të tjerë. Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në vend. Nga ana tjetër Theresa May ka falënderuar shërbimet e inteligjecës për parandalimin e sulmit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko