Aktualitet

Tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Apeli lë në burg protestuesin

               Publikuar në : 14:47 - 07/12/18 |
el ida

Gjykata e Apelit ka vendosur sot lënien në burg të protestuesit që tentoi të qëllonte me këpucë në oborrin e Spitalit të Traumës, kryeministrin Edi Rama.

Ilias Katiraj, protestues i Unazës së Re do të qendrojë ne burg per 30 ditë, duke lënë kështu në fuqi masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, më 25 nëntor.

Katiraj tentoi të qëllojë me këpucë Ramën, në oborrin e Spitalit të Traumës. Ndërsa ai fliste pas vizitës që u bëri policëve të plagosur në protestën përpara parlamentit.

Teksa zhvillohej seance, banorët e Unazës së Re kane protestuar para gjykates me thirrjet: “Lironi Ilirin; në burg Edi Rama”

 

Pas