Aktualitet

Tensioni gjatë lidhjes direkte, Tom Doshi përplaset me gazetarët: Mos bëni pyetje budallenjsh. A jeni në terezi?

               Publikuar në : 21:41 - 16/04/18 |
rel d

Ndonëse në fillim ishte shumë i qetë në komunikim, deputeti Tom Doshi është nervozuar gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve të ‘News 24’, kur dy gazetarët e pyetën nëse i frikësohet ndonjë hetimi apo arrestimit pas vendimit të DASH për ta shpallur person ‘non grata’.

Doshi ka humbur qetësinë e fillimit dhe ka fyer gazetarët kur i kërkoi të mos bënin pyetje budallenjsh.

“Për ca me pas frikë? A jeni në terezi? Mua më kanë futur në burg dhe nuk kam patur frikë? A po merrni vesh. Mos bëni pyetje budallenjsh… Jam deputeti më i votuar në Shqipëri”, tha Doshi gjatë një lidhje telefonike.

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, raporton ‘Zëri i Amerikës’.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

 

Pas