Aktualitet

Tenderi i laboratoreve, ja lidhja mes Ministrisë dhe kompanisë fituese

               Publikuar në : 14:33 - 24/04/17 |
ri.de.

Është shpallur sot fituesi i koncesionarit të laboratoreve. Është kompania ‘Labopharma’, me aksioner të vetëm Janis Karathano, i cili është aksioner i vetëm edhe i kompanisë ”Pegasus med”, drejtuese e së cilës është Nazife Bello.

Znj. Nafize Bello është nëna e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bello, shkruan portali Hashtag.

Kompania‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bello dhe ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit.

Kompania ‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi. Mbi këtë të fundit është folur gjithnjë për miqësi të ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

*Në foto ish-ministri Beqaj me ministren aktuale të Shëndetësisë, Manastirlliu

 

Pas