-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Tenderi i dializës çoi në largimin e drejtorit të sigurimeve shëndetësore

Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë pezulloi sot nga detyra drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Erion Manohasa për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Manohasa dyshohet se në kundërshtim me përcaktimet ligjore ka lidhur kontratë me një firmë private, që nuk plotësonte kushtet për kryerjen e dializës.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shërbim i është dhënë një institucioni, i cili nuk plotësonte kriteret ligjore, nuk ishte qendër spitalore, nuk kishte staf për të trajtuar sëmundje interne, kardiologji, laboratori ishte inekzistent.

Pajisjet e tij nuk janë verifikuar sipas parashikimeve të aneksit 1 të paketës së dializës, nuk është marrë pëlqimi i pacienteve që marrin këtë shërbim minimumi 3-herë në javë me qëllim transferimin e tyre si dhe nuk është administruar dokumentacioni përkatës.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ky shërbim i është dhënë një subjekti, i cili ishte refuzuar nga fondi i kujdesit shëndetësor në vitin 2015.

Për këto shkelje, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për drejtorin Erion Manohasa, deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe gjykimit të kësaj çështje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko