Bota

Temperaturat e larta i marrin jetën dy personave në Spanjë

Temperaturat kanë arritur kulmin në Spanjë duke i kaluar 45 gradë Celsius, e për pasojë dy persona kanë humbur jetën nga infarkti.

Edhe pse Spanja është një vend i nxehtë dhe destinacion i preferuar turistik për plazh, këtë vit banorët shprehen se temperaturat janë jashtë normales.

Dy provinca në rajonin perëndimor te Extremaduras kanë vendosur alarmin e kuq, siç është rasti në provincën Salamanca të Castilla y León dhe pjesë të rajonit të Galicias.

Ndërkohë fundjava do të vijojë me temperatura akoma më të larta, dhe kanë përfshirë edhe Italinë, Francën dhe Portugalinë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko