Kryesore, Metro

Temperatura përvëluese të shtunë e të diel, ja zonat e rrezikuara nga zjarret

Vendi ynë ashtu si shumë shtete të Europës vazhdon prej ditësh të përjetojë temperatura përvëluese. Sipas metereologëve, të tilla do të jenë kushtet e motit edhe për ditët në vijim, e shtunë dhe e diel. Harta është veshur me ngjyrë portokalli, që do të thotë rrezik i moderuar nga zjarret.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot pasdite dhe nesër (e shtunë) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku.

Nuk ka shi

Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko