-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Temperatura nuk i zbret poshtë 39 gradë, djali shqiptar që po habit mjekët

Një djalë 13-vjeçar nga qyteti i Libohovës prej më shumë se 10 muajsh po vuan nga një sëmundje e rrallë e cila nuk po zbulohet dot as nga mjekët. Temperatura e tij trupore nuk i ulet nën 40 gradë, edhe pse çdo analizë e kryer deri më sot nuk po i tregon problemin që ka.

R. Karavidha nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në kryeqytet, për të marrë një përgjigje të saktë për shëndetin e tij.

Nëna e 13-vjeçarit, Rajmonda shprehet se e vetmja shpresë për djalin e saj është kurimi jashtë shtetit, por gjendja e tyre ekonomike e penalizon. Bashkëshorti i saj është i papunë, e ndërsa ajo paguhet vetën 22 mijë lek të reja, të cilat janë të papërfillshme.

Djali ndodhet i izoluar në banesë, pasi as në shkollë nuk mundet dot të shkojë. Kushtet në shtëpinë e tij janë mjerane përpos gjendjes së vështirë shëndetësore. Familja kërkon ndihmë për të shpëtuar djalin, në mënyrë që ai të vazhdojë jetën normalisht. Djali 13-vjeçar ka një pasion të madh për gazetarinë dhe sportin, kështu familja kërkon me çdo kusht që ai të vazhdojë ëndrrat.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko