-Kulturë, Kryesore

Teatri/ Bruno Shllaku rrëfen bisedën me Kadri Roshin

I ftuar në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u diskutua për projektin e Teatrit të ri Kombëtar, aktori Bruno Shllaku ka deklaruar sot se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo parametri dhe për këtë arsye mbështet ndërtimin e një teatri të ri.

Ai theksoi se ndërtimi i një teatri të ri ka qenë një kërkesë dhe ëndërr edhe e kolosëve të skenës shqiptare, si Kadri Roshi. Shllaku kujtoi edhe një bisedë me artistin e madh Kadri Roshin, i cili i pati thënë se i vinte turp të ngjitej në atë skenë, me ato kushte.

“Ai teatër është jashtë çdo parametri. Unë jam i detyruar të kujtoj dhe nuk bëj lapsus me kujtesë sepse kam pas miqtë e mi shumë të mirë, i nderuari, i madhi Kadri Roshi më thoshte ‘Brunoja im, më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të zotit… qeveria s’e vë një dorë’”, kujtoi Shllaku.

Gjithashtu, ai shtoi se në atë godinë kanë kaluar kolosët e skenës, por edhe stadiumi historik i Londrës, Wembley, u shemb për ta rindërtuar nga e para, më të mirë. “Të mos harrojmë se edhe në stadiumin Wembley kanë kaluar AS-at e botës në futboll, me mbi 1 miliardë e 800 mijë spektatorë; e shembën për ta ribërë të ri dhe është një stadium që e duartrokasim”, tha aktori Bruno Shllaku.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko