2

Teatri/ Balla hedh dyshime tek LSI: Asnjë deputet i PS nuk ka votuar me kartën e Tavos

               Publikuar në : 10:53 - 09/07/18 |
ri.de.

Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme plenare pasi pretendon parregullsi në votimin e së enjtes së kaluar. Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ishin të pranishëm në seancë vetëm për ti bërë të ditur Ruçit se duhet anuluar votimi për shembjen e Teatrin. Sakaq, kreu i parlamentit, tha se vetëm sot është njohur me këtë kërkesë dhe se do ta marrë në shqyrtim duke mbledhur një grup verifikimi.

Pas Spahos dhe Vasilit, foli kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili tha se PS nuk ka gisht në këtë manipulim. Sipas tij, Robert Bitri, i shpallur së fundmi deputet i pavarur mund të ketë votuar me kartën e Tavos, dhe për këtë ai e drejtori gishtin nga LSI-ja.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund. Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e Magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit.

Pas