Kryesore

Të rinjtë e opozitës publikojnë kriterët e Ramës për t’u bërë ministër dhe deputet

               Publikuar në : 19:13 - 12/06/18 |
rel d

Të rinjtë e opozitës kanë protestuar edhe ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

Simbolikë e kësaj proteste ishte publikimi i kritereve të Edi Ramës për t’u bërë ministër, deputet, kryetar bashkie apo drejtues në administratën publike.

Sipas tyre, në këto pesë vite qeverisje Edi Rama ka përzgjedhur të besuarit e tij vetëm përmes skedës së tyre kriminale dhe korruptive.

Ata theksojnë se Shqipëria ka dy ministra të Brendshëm, njëri pas tjetrit, të lidhur me trafiqet e drogës, deputet të dënuar për trafiqe, prostitucion, vjedhje dhe vrasje.

Gjithashtu, kryetar bashkie të përfshirë në trafik droge e përdhunim në grup, të cilët Edi Rama i mbrojti siç po bën me Tahirin dhe Xhafen.

Të rinjtë opozitarë mendojnë se duke mbrojtur Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafen, Edi Rama po e mban peng të ardhme e Shqipërisë.

Me Edi Ramën shqiptarët po ikin nga syt këmbët. Të arsimuar në shkollat më të mira të botës të rinjtë nuk kanë sot asnjë shpresë prandaj po emigrojnë. Mjekët, infermierët, inxhinierët të gjithë po kërkojnë mundësitë përtej Shqipërisë dhe kjo sepse Edi Rama ua la Shqipërinë në dorë kriminelëve e trafikantëve”,-citohet nga mesazhi i tyre.

Për ta, sot, ekzistojnë vetëm dy rrugë: E para, të largohemi ne ose të largohet Edi Rama.

Sipas tyre, dilema është  të shkojmë pa Tahirin e Xhafen në Europë apo me Ramën, Tahirin e Xhafen dhe të bëhemi Kolumbi.

 

Pas