Të rinjtë e forumeve rinore protestojnë para ambasadës franceze në Tiranë – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Të rinjtë e forumeve rinore protestojnë para ambasadës franceze në Tiranë

proteste

Përfaqësues nga të gjitha forumet rinore politike në vend janë mbledhur mesditën e sotme në një protestë paqësore para bllokut të Ambasadave në Tiranë.

Liderët e forumeve politike në vend i kanë bërë thirrje autoriteteve franceze për lirimin e Ramush Haradinaj, kreun e AAK-së.

Kryetar i FRESSH i është drejtuar fqinjëve serb duke kërkuar nga ata të lënë pas të shkuarën dhe të nxisin bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndërsa kreu i Forumit Rinor në PD, tha se Ramush Haradinaj nuk eshte nje individ, por eshte heroi i Kosoves, heroi i Shqiptareve kudo ndodhen ne bote.

Njëkohësisht protesta të ngjashme po mbahen në Prishtinë dhe Shkup.

15966053_10210620275654673_361413869904836682_n

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko