Aktualitet

“Të kapën me 1.5 milionë euro!” , Balla e hedh topin tek Berisha e Kodheli

               Publikuar në : 13:18 - 21/06/18 |
ri.de.

“Të kapën Toyota Yaris-in me 1.5 milionë euro të drogës brenda!” Kështu akuzoi Lulzim Basha, Taulant Ballen ne foltoren e Parlamentit, teksa ky i fundit qeshte nga vendi.

I pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit në lidhje me kete akuze, ai e pasoi topin duke permend dy emra nga PD dhe nje nga PS qe kane udhetuar drejt Berlinit ditet e fundit.

“Së fundmi në Gjemani kanë qenë deputetë të Kuvendit nga PS Mimi Kodheli, nga PD Sali Berisha, Lulzim Basha. Nëse Saliu ka qenë me drogë dhe e ka parë Lulzimi, kjo është çështje e brendshme e PD, por Basha ka probleme të theksuara. E ka pasur për detyrë që ta denonconte në stacionin më të afërt të policisë nese e ka pare kete”.

Pas