-Jetë dhe Stil, Metro

Të humbasësh peshë pa dietë, ja tre mënyrat

Dimri është një stinë e cila kërkon shumë ushqim për shkak të temperaturave të ulëta. Njerëzit kanë tendencën që të shtojnë peshë këtë periudhë, përfshirë këtu edhe eventet e shumta. Fatmirësisht hulumtimet e reja sa i përket ngrënies tregojnë se disa truqe të lehta dhe të përditshme mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pa pasur nevojë të bëni sakrifica të mëdha.

Mos hani në lëvizje

Studimet tregojnë se duke ngrënë gjatë kohës që jeni në lëvizje mund të fitoni peshë më tepër.

Hani më ngadalë

Hulumtimet tregojnë se të ngrënit ngadalë jo vetëm djeg më shumë kalori, por edhe i përmirëson nivelet e hormoneve të ndryshme të cilat ndërlidhen me urinë.

Pini dy gota ujë para se të hani

Dehidratimi shpeshherë mund të ngatërrohet me urinë. Thjesht duke pirë dy gota ujë mund t’ju ndihmojë ta kuptoni se në fakt nuk jeni të uritur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko