Editorial, Te Fundit, Të Gjitha

Të gjithë politikanët gënjejnë, por Trump e ka tejkaluar artin e fabrikimit

Nga Sheryl Gay Stolberg

Washington- Whit Ayres, një konsulent politik republikan, pëlqen ti tregojë klientëve të tij se ekzistojnë “tre çelësa për kredibilitetin”.

“Një, kurrë mos e mbro të pambrojtshmen”, thotë ai. “Dy, kurrë mos e moho të pamohueshmen. Dhe numri tre: Kurrë mos gënje”.

Do të dëshiroja që politikanët ta ndiqnin këshillën e tij.

Fabrikimet kanë qënë prej kohësh një pjesë e politikës amerikane. Politikanët gënjejnë për të ngjitur vetveten lart, për të djegur rezymetë e tyre të dështuara ose për të mbuluar të keqen, përfshirë edhe aferat seksuale. (shih Bill Clinton). Ndonjëherë ata citojnë informacion fals për ato që besojnë se janë arsye të justifikueshme politikash. (Shih Lyndon Johnson dhe Vietnamin)

Por presidenti Trump, sipas historianëve dhe konsulentëve në të dyja partitë politike, duket të ketë çuar atë që që shkrimtarja Hannah Arend dikur e quajti “konflikti midis të vërtetës dhe politikës” në një nivel krejt të ri.

Që nga ditët kur përpiqej të shiste nocionin e rremë se Presidenti Barack Obama lindi në Kenia, te pretendimet e të tij të fryra rreth asaj se sa njerëz morrën pjesë në inagurimin e tij, në përshkrimin e tij të marrjes së dy thirrjeve telefonike- një nga presidenti i Meksikës dhe një nga kreu i Boy Scouts, që nuk kanë ndodhur kurrë, Trump po trafikon hiperbola, shtrembërim dhe fabrikim në praktikisht çdo ditë.

Pjesërisht, kjo paraqet një mënyrë tjetër që tregon se zoti Trump po vepron sipas kushteve dhe termave të tij, por gjithashtu reflekton një rënie më të madhe të standarteve të së vërtetës për diskursin politik.

Një vështrim ndaj politikanëve në gjysmën e shekullit të kaluar e bën të qartë se gënjeshtra nuk filloi me Donald J. Trump. Megjithatë, fushëveprimi i gënjeshtrave të z. Trump ngre pyetje për faktin nëse frenat në largimin nga e vërteta, janë zvogëluar me kalimin e kohës.

Një nga presidentët e parë modernë që u ballafaqua publikisht me një gënjeshtër ishte Eisenhower në maj të vitit 1960, kur një aeroplan amerikan i spiunazhit U-2 u rrëzua ndërsa ishte në hapësirën ajrore sovjetike.

Administrata Eisenhower gënjeu për publikun në lidhje me aeroplanin dhe misionin e tij, duke pretenduar se ishte një avion moti.
“Por kur sovjetikët njoftuan se piloti ishte kapur gjallë, Eisenhower me gjysmë zemre pranoi se avioni kishte qenë në një mision inteligjence – një pranim që e tronditi keq”, tha historiania Doris Kearns Goodwin.

“Ai mendonte se kredibiliteti i tij ishte një pjesë e tillë e rëndësishme e personit dhe karakterit të tij, dhe kjo gënjeshtër ishte një nga keqardhjet më të thella të presidencës së tij”, tha zonja Goodwin.

Në vitin 1974, në kulmin e skandalit të Watergate, Presidenti Richard M. Nixon u akuzua për gënjeshtra, pengimin e drejtësisë dhe keqpërdorimin e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme, midis agjencive të tjera, dhe dha dorëheqjen para sesa të përballonte fajësinë. Votuesve, të mësuar me aftësinë për t’u besuar politikanëve, iu neverit. Në vitin 1976, Jimmy Carter fitoi presidencën pasi i tha publikut: “Unë kurrë nuk do të gënjej për ju”.

Presidenti Klinton u akuzua për dëshmi të rreme dhe pengim në përpjekjen për të mbuluar çështjen e tij me një praktikante, Monica Lewnsky. Chris Lehane, një ish këshilltar i Klintonit, tha se agjenda e dytë e z. Clinton pësoi goditje gjatë përgjimit të tij, por paradoksalisht vlerësimet e tij të favorshmërisë mbetën të larta – tha z. Lehane, sepse “publiku bënte dallimin midis Clintonit si person privat dhe njeriut publik”

Por ndonjëherë është më e lehtë të tregosh se çfarë është e gabuar sesa ajo që është një gënjeshtër. Presidenti George Bush u përball me akuzat se ai dhe anëtarët e administratës së tij çuan Amerikën për luftë në Irak bazuar në zbulimin e rrejshëm se Saddam Husseini kishte armë të shkatërrimit në masë. Z. Bush dhe ekipi i tij theksuan dhe në disa raste elementë të ekzagjeruar të inteligjencës që e përforcuan rastin, duke shpërfillur informacionet e kundërta, duke i dhënë kritikëve shansin që t’i akuzonin për gënjeshtra. Ndër ata që thanë se z. Bush kishte gënjyer, ishte zoti Trump.

Gjatë dy dekadave të kaluara, ndryshimet institucionale në politikën amerikane e kanë bërë më të lehtë që politikanët të gënjejnë. Përhapja e emisioneve të bisedave politike televizive dhe ngritja e internetit kanë krijuar një mjedis mediatik të fragmentuar. Pa një “gatekeeper” të mediave të pranuar gjerësisht, politikanët e kanë më të lehtë që të shtrembërojnë të vërtetën.

Edhe përdorimi i fjalës “gënjeshtër” në politikë ka ndryshuar.

“Kishte një kohë kur nuk mund të përdorje fjalën ‘gënjeshtër’ në një fushatë,” tha Anita Dunn, dikur drejtore komunikimi për Z. Obama. “Mendohej të ishte shumë e ashpër dhe do të kthehej në zjarr. Kështu që ju duhet të thoni se nuk ishin të ndershëm, ose nuk treguan të vërtetën, ose faktet tregojnë diçka tjetër, dhe madje kjo u pa si retorikë e nxehtë “.

Me ngritjen e faqeve online të kontrollit të fakteve, politikanët janë përgjegjës për fjalët e tyre. Në vitin 2013, faqja e internetit PolitiFact deklaroi se zoti Obama kishte shprehur “gënjeshtrën e vitit”, kur ai u tha amerikanëve se nëse ata e pëlqyen planin e kujdesit shëndetësor ata mund ta mbanin atë. (Z. Trump fitoi “gënjeshtër të vitit” në 2015.)
Mendova se ishte e padrejtë në atë kohë dhe unë ende mendoj se është e padrejtë “, tha znj. Dunn, duke iu referuar zotit Obama.

Nisur nga teoria se politikanët që kapen në gënjeshtra, vënë në rrezik reputacionin e tyre, Brendan Nyhan, një shkencëtar politik në Kolegjin Dartmouth dhe disa kolegë, u përpoqën të studiojnë efektet e deklaratave te gabuara të z. Trump gjatë fushates se fundit.

Në një eksperiment të kontrolluar, hulumtuesit i shfaqën një grupi votuesish një kërkesë të gënjeshtërt të zotit Trump, ndërsa një grup tjetër e pa atë pohim të presidentit të shoqëruar me informacione të korrigjuara që kundërshtonin drejtpërdrejtë atë që Trump kishte thënë. Grupi që shihte korrigjimet, besonte më shumë informacionin e ri, por duke parë atë nuk ndryshoni mënyrën se si shihnin Trumpin.

“Ne e dimë që politikanët janë të rrezikuar. Ata përpiqen të minimizojnë mbulimin negativ dhe se mbulimi negativ mund të dëmtojë imazhin e tyre me kalimin e kohës” tha Z.Nyhan.
“Por pasojat në reputacion nga bërja e deklaratave false nuk janë dhe aq të forta. Nuk janë mjaftueshmërisht të forta për të penguar njerëzit që të mashtrojnë publikun”.

Sigurisht gënjeshtra ndaj votuesve të thjeshtë është tjetër gjë nga gënjeshtra ndaj prokurorëve federal.
Por gënjeshtra të tjera presidenciale, si pohimi i rreme i z. Trump se miliona emigrantë pa dokumente kanë hedhur votat për kundërshtarin e tij në zgjedhjet e vitit 2016, janë shumë më substanciale dhe përbëjnë një kërcënim, thonë analistët, sepse administrata e tij do të ndërtojë politika rreth tyre.

Dallimi i ndezur midis z. Trump dhe paraardhësve të tij është madhësia e dukshme e gënjeshtrave dhe ekzagjerimeve; PolitiFact evidenton vetëm 20 për qind të deklaratave të tij, që i ka rishikuar si të vërteta dhe një total prej 69 për qind ose më së shumti të rreme.

“Ajo që është e ndryshme sot dhe ajo që është më e frikshme sot është se këto gënjeshtra janë vënë në dukje dhe ka dëshmi se ato janë të gabuara”, tha ajo.

“Dhe ende për shkak të sulmeve në media, ka një përqindje të njerëzve në vend, që janë të gatshëm të thonë, ‘Ndoshta ai është duke thënë të vërtetën’.

*Autorja është korrespondente e “The New York Times”

*Përktheu për Opinion.al: Alteo Hysi

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko