Komente

Të gjitha rastet kur tersi është Rama! Radhën e ka Kroacia?

Nuk është e padëgjuar shprehja “tersi Rama” për shqiptarët. Dashje pa dashje, kryeministri jonë gëzon “statusin” e një individi që shkakton ters kur bëhet fjalë për parashikime. Nuk mund të jetë aspak koencidencë, teksa ngjarjet vijojnë të përsëriten.

Këtë Botëror, të gjithë prisnin me padurim që Rama të kishte një skuadër, meqënëse Italia ishte me pushime, (kjo është absolutisht temë më vete) por duket se ai e di pozicionin e tij, dhe vendosi të heshte. Por heshtja nuk zgjati shumë, pasi ditën e djeshme ekzaltimi për fitoren e Kroacisë në gjysmë finale, bëri që ai të shprehej.

Një foto e postuar nga Rama, ku shfaqet i buzëqeshur krah presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, ka bërë që të gjithë të mendojnë që kupa e Botës do të shkojë në Francë. Se sa do ndodhë kjo gjë, mbetet për tu parë, por le të rikujtojmë edhe njëherë ngjarjet fatkeqe, me protagonist Kryeministrin:

Ndeshjet e kombëtares: Rastësia do që sa herë kryeministri Rama të vendosë të ndjek në stadium një ndeshje të Kombëtares shqiptare, kjo e fundit të humbas në mënyrën më të keqe. E mbani mend se si u mposhtëm me rezultatin 2-0 atëherë ku çdo gjë po shkonte më së miri, në ndeshjen me Francën në Europian? Rama ishte aty! Dhe të nesërmen opinioni publik në rrjetet sociale kërkonte ndalimin e Ramës në stadium teksa luante Kombëtarja.

Juventusi: E mbani mend kohën e artë të Juventusit? Po momentin që kryeministri vendosi ta mbështeste haptazi në çdo moment? Rastesi apo jo,që prej atij momenti, kjo skuadër nuk po sheh më “ditë të bardha”. Zoti Rama, tifozët e Juventusit (të cilët janë të shumtë në numër) kërkojnë mëshirë. Lëre Juventusin të qetë se pervec trajnerit dhe lojtareve, tifozet ne shqiperi te shohin dhe ty si “ters”

Italia: Si një tifoz i flaktë i Juventusit, Rama sigurisht që do mbeshteste kombetaren italiane. Ai e shprehu haptas kete dhe ne kampionatin e kaluar europian. Sapo këto pasione të kryeministrit u bënë virale, për herë të parë pas kaq shumë e shumë vitesh skuadra e Italisë eliminohet nga “Botërori i 2018”.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë: Pas asaj ndeshjeje, titujt e portaleve vërshonin me fjalën kyç “Tersi Rama”! Madje edhe vetë Ergys Kaçe si me të qeshur me të ngjeshur ja tha Ramës këtë gjë gjatë një fjalimi që kryeministri po mbante me futbollistët.

Takimi me kryeministren polake: Kryeministrja polake, Beata Szydlo i bëri Edi Ramës një pritje madhështore në Poloni. Një parakalim ushtarak, një respekt i pashoq, që Rama nuk e kishte parë në asnjë vend tjetër. Mirëpo vetëm një ditë më pas, në shtypin polak dhe në atë të mediave botërore, po qarkullon lajmi se kryeministrja polake së shpejti do të lërë postin. I dha dhe fjalën për linjën ajrore, mirëpo fati (ose tersi) nuk dashka që kjo të bëhet realitet.

Postimi plot pasion për Ronaldon – Në ndeshjen e parë që Portugalia zhvilloi me Spanjën, Cristiano Ronaldo u pa me një performancë të shkëlqyer, pasi shënoi plot 3 gola. Menjëherë pas ndeshjes, Rama poston një foto të futbollistit, duke i vendosur edhe kurorën e mbretit mbi kokë. Ndeshjet e tjera të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me Portugalinë, dhe sidomos në ndeshjen e saj të fundit ku Ronaldo nuk arriti të shënonte dot ndaj Uruguajit.

Rama shkon në Angli – Dy ditë përpara ndeshjes së Anglisë me Kroacinë, e vlefshme për eliminimin e saj në finalen e Botërorit, Edi Rama vizitoi Britaninë. Jo vetëm kaq, por arriti të merrte edhe vëendjen e BBC-së për atletet e tij të bardha, që i kishte kombinuar me kostumin serioz. Rastësi apo jo, por teksa të gjithë ishin të bindur që Anglia do të çonte kupën në shtëpi, ngjarjet u kthyen në favor të Kroacisë.

Tashmë të gjithë po presin finalen e datës 15 korrik, për të zbuluar fatin e Kroacisë, edhe pse gjasat janë që kupa ti shkoj Francës.

Ema Shazivari/ Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko