Sport

Të gjitha prapaskenat e transferimit të Ronaldos te Juventus

               Publikuar në : 12:52 - 11/07/18 |
E SH

CEO i Juventusit, Beppe Marotta, i ka zbuluar prapaskenat e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, duke thënë se e gjitha kishte filluar me Joao Cancelon, mbrojtësin portugez që iu bashkua Juves javë më parë.

Marotta ka luajtur rol kyç në transferimin e Ronaldon në Juventus për 112 milionë euro si menaxher i përgjithshëm, dhe tani tregon se ishte zgjedhja e portugezit t’i bashkohej bardh e zinjve, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një performance e jashtëzakonshme ekipore. Jam i lumtur, shumë i lumtur”, tha 61-vjeçari për Corriere della Sera.

“Protagonistët e vërtetë e këtij ekipi janë lojtarët dhe aksionarët e Juventusit. Cristiano Ronaldo ishte i pari që besoi në këtë marrëveshje, i pari që e nisi. Ai e zgjodhi Juventusin”, zbuloi Marotta.

Ai tregoi se aksionarët e kampionit italian kishin vendosur ta mbështesnin klubin në operacionin Ronaldo menjëherë pasi që e kishin kuptuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të arrihej.

“Kur e kuptuam se mund ta shfrytëzojmë këtë rast, aksionarët u pajtuan ta përkrahin klubin. Insistoj, ka qenë performancë e jashtëzakonshme ekipore. E gjitha nisi kur negociuam për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë si Ronaldo, Jorge Mendes”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Pas