Sport

Taulant Xhaka për UEFA-n: Nisa si mbledhës topash, tani luaj në Champions League

               Publikuar në : 19:11 - 13/02/18 |
Gerta

Emri Xhaka është me nam të mirë në klubin zviceran të futbollit, Basel.

Dikur Taulant dhe Granit Xhaka veshën së bashku fanellën kuq e kaltër, derisa Graniti, 25-vjeçar, tani luan për Arsenalin në Premierligë, vëllai i tij i madh, Taulanti, ende i qëndron besnik klubit të fëmijërisë së tij, Baselit, raporton Express.

“Bashkë me vëllain tim, kemi luajtur për të gjitha ekipet junior që prej moshës 12 deri në 21 vjeçare deri kur na erdhi kërkesa për të luajtur në skuadrën e parë, të dyve, e cila na e bëri ëndrrën realitet, për të cilën jam shumë krenar”, ka thënë Taulant Xhaka për UEFA.com.

Vëllezërit nga Kosova e kanë hedhur së bashku pothuajse çdo hap të zhvillimit të tyre, gjë që natyrisht është përparësi e madhe, sepse nuk kanë qenë plotësisht të vetëm në rrugëtimin e tyre.

“Gjithmonë i kemi dhënë njëri-tjetrit këshilla, dhe nëse diçka shkonte keq, ai ma thoshte troç, njëjtë siç bëja dhe unë. Mendoj se kjo na ka bashkuar goxha shumë”, ka shtuar Taulanti, transmeton Express.

Megjithatë, Taulantit i mori kohë ta bëjë hapin shpërthyes në Basel, pasi së pari u huazua për dy vite në Grasshoppers. Atje, mesfushori i Kombëtares shqiptare u pjek dhe u bë startues i rregullt në “St. Jakob-Park” pas rikthimit.

“Nisa si mbledhës topash. Ia kam dalë hap pas hapi dhe tani luaj në këtë stadium”, ka thënë Xhaka me krenari.

Xhaka do të ndeshet sonte kundër Manchester Cityt në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve

Pas