-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Taulant Balla i nxjerr fotot Bashës: Çfarë lidhje ke me tregtarin e bombave?

Lulzim Basha publikoi mbrëmë në “Opinion” një foto të ministrit Blendi Klosi me të arrestuarin për trafik droge, Durim Keçi. Foto të cilën e risolli në vemendje sot në parlament për të treguar lidhjet e PS me krimin. Por reagimi i socialistëve ka qene i menjëhershëm. Kreu i grupit, Taulant Balla i nxorri Bashën dy foto të tjera, sipas tij të njerëzve të botës së krimit.

Fjala e Ballës në Parlament

Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ku personi këtu quhet Flamur Bejka .

Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xibrin. Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen?

Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko