-Jetë dhe Stil, Metro

Tani në verë hani këto ushqime për t’u nxirë sa më shpejtë

Vera ka mbërritur dhe të gjithë mendojnë të shkojnë në plazh, të notojnë, të qetësohen dhe patjetër të marrin edhe ngjyrë.

Gjithsesi, mirë është që gjatë kësaj periudhe të hidratoheni sa më shumë dhe të përdorni produktet e duhura.

Ja lista me ushqimet që duhet të konsumoni më tepër:

Karotat: Karota përmban shumë beta karoten, por edhe vitaminë C. Konsumojeni si frut ose në forme lëngu.

Kungulli: Edhe kungulli përmban shumë beta karoten, kështu që konsumojeni të zier apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues.

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues të tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.

Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte që do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko