-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Tani në Opinion/ Dugilaj: Ja çfarë nuk pëlqejnë turistët e huaj në Shqipëri

Gjon Dugilaj njeriu që konceptoi një mjedis me një emër domethënës, “Tradita Geg&Tosk”, shkurt “Tradita”, siç e thërresin në Shkodër… mbi të gjitha me një muze vlerash etnografike, reliktesh nga e gjithë Shqipëria, nënvizoi shkurt në emisionin “Opinion” se të huajt kanë mjaft interes për të shijuar dhe prekur nga afër jo vetëm kulturën kulinare, por edhe specifikat e veçanta të traditës shqiptare.

Mirëpo, tregon ai-, turistët e huaj nuk pëlqejnë aspak plehrat e shumta që hedhin shqiptarët vend e pa vend, si dhe baterdinë që krijohet përmes zhurmave apo dhe flamujve të partive që valëviten gjatë fushatave elektorale.

Dugilaj tregoi se biznesi i është lutur aktorëve politik që të heqin dorë nga fushatat në sezonin turistik, pasi batërdia e zhurmës, konfliktet i bezdisin shumë turistët e ardhur nga vendet e huaja.

Ai theksoi se turistët e huaj më të interesuar që vinë në “Tradita Shkodër”, kryesisht i përkasin boshtit Holandë, Gjermani dhe Austri. Kryesisht ata qëndrojnë përreth tre ose katër ditë maksimumi.

Sipas tij, turizmi në Shqipëri përgjatë katër viteve të fundit ka një rritje prej 25-35%, megjithatë ka rritje nga viti në vit, tek Tradita Shkodër, 95 për qind e klientëve janë të huaj.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko