-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Tani në Opinion/ Çfarë është projekti Hello, pajisja më inovative e komunikimit

Emisioni ‘Opinion’, mbrëmjen e sotme, ka si temë “shpikësit shqiptar” kryesisht të ardhur nga fushat e teknologjisë së komunikimit dhe jo vetëm.

Një prej tyre është programi “Hello”, e cila është një pajisje video e avancuar dhe inovative për komunikim.  

Hello u vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve të komunikojnë më mirë, më shpejt dhe sigurt me njëri tjetrin. Ajo është një pajisje e përballueshme nga çdo person, e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing.

Por jo vetëm kaq, është edhe një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Pajisja për komunikim përmes videos HELLO punon si një pjesë shtesë e platformës së komunikimit Solaborate, e cila është e përshtatshme qofte për kompani te mëdha, te vogla apo edhe për përdorim personale, e përshtatshme për individë dhe ekipe që punojnë në distancë dhe presin cilësi të lartë, lehtësi përdorimi dhe eksperienca të bashkëpunimit të pasura me funksione të ndryshme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko